Ja si është jeta në burg e ish-sulmuesit të Real Madrid dhe Milan

Në moshën 40-vjeçare, Robinho, i cili ka luajtur me Real Madrid, Manchester City dhe Milan, sot ndodhet në burg. Ai u dënua për një përdhunim në grup të një vajze shqiptare në Itali dhe ish-futbollisti brazilian po vuan dënimin me 9 vjet burg në vendin e tij. Robinho, sipas “The Sun”, po i përkushtohet mësimit […]

Qeshor 11, 2024 - 17:30
 0
Ja si është jeta në burg e ish-sulmuesit të Real Madrid dhe Milan

Në moshën 40-vjeçare, Robinho, i cili ka luajtur me Real Madrid, Manchester City dhe Milan, sot ndodhet në burg. Ai u dënua për një përdhunim në grup të një vajze shqiptare në Itali dhe ish-futbollisti brazilian po vuan dënimin me 9 vjet burg në vendin e tij.

Robinho, sipas “The Sun”, po i përkushtohet mësimit të profesioneve të reja në burg. Si pjesë e një programi për rehabilitimin e të burgosurve dhe lehtësimin e integrimit të tyre në shoqëri pas daljes nga burgu, ish-ylli i “Seleçaos” është regjistruar për një kurs elektronik në Institutin Universal Brazilian, ku mëson të riparojë pajisje shtëpiake, si televizorë dhe radio.

Sipas fjalëve të avokatit të tij, Mario Rosso, “Robinho mban kokën ulur dhe ecën përpara me qetësi. Ai është një i burgosur shembullor dhe nuk ka pasur probleme me të burgosurit e tjerë”.

Ja si është jeta në burg e ish-sulmuesit të Real dhe Milan

Për kurset e elektronikës, vetë avokati shtoi: “Është e vështirë të thuash nëse i pëlqen apo jo, por e ndihmon të kalojë kohën”.

Për më tepër, ndërsa mbrojtja e tij vazhdon të apelojë vendimin e gjykatës për të nxjerrë ish-lojtarin nga burgu, ai është regjistruar gjithashtu si vullnetar për të drejtuar një program leximi në të cilin 500 libra në muaj u ofrohen të burgosurve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.