Ja skuadrat e mundshme që luajnë me Shqipërinë në Europian!

Gazetari i sportit, Kristo Thoma tha në një intervistë për “Review” në Euronews Albania se nëse do të jemi në vazon e dytë atëherë ka më shumë mundësi të luajmë me skuadra si Belgjika, Spanja, Franca dhe Anglia. Ai theksoi se secili ekip është mjaft i vështirë për t’u kaluar. “Nëse ti je në vazon […]

Nëntor 17, 2023 - 22:52
 0
Ja skuadrat e mundshme që luajnë me Shqipërinë në Europian!

Gazetari i sportit, Kristo Thoma tha në një intervistë për “Review” në Euronews Albania se nëse do të jemi në vazon e dytë atëherë ka më shumë mundësi të luajmë me skuadra si Belgjika, Spanja, Franca dhe Anglia.

Ai theksoi se secili ekip është mjaft i vështirë për t’u kaluar.

“Nëse ti je në vazon e parë ti thuajse gjithë skuadrat e forta i shmang. Kjo është në varësi të pikëve që ti merr në grup. Ne jemi me 14 pikë, nëse do të fitonim do të shkonim 16 dhe nëse do të fitonim dhe me Ishujt Faroe do të shkonim 19 dhe do të kishim potencial shumë të madh për të shkuar te pesëshja më e mirë. Janë dhe 5 skuadra të tjera që janë me shumë mundësi Belgjikë, Spanjë, Francë, Angli. Këto janë kokat e grupit. Nëse ne do të jemi në vazo të dytë patjetër një nga këto skuadra do ta kemi në grup dhe janë jashtëzakonisht të vështira për t’u kaluar. Te vazo e dytë së bashku me ne, janë Turqi, Hungari, Skoci, Zvicër dhe Austri,” – u shpreh Thoma.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.