“Jam i gatshëm për çdo gjë”/ Egla rikthehet bashkë me debate në BBV3, kërcënon banorin

Egla Ceno është përballur sërish me banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP3”, pas 7 ditësh izolimi në dhomën e bardhë. Pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme ajo ka patur përplasje me disa prej tyre, në fillim me Julian Dedën më pas me Liam Osmanin. Këtij të fundit i ka kërkuar të jetë e drejtpërdrejtë […]

Prill 7, 2024 - 14:55
 0
“Jam i gatshëm për çdo gjë”/ Egla rikthehet bashkë me debate në BBV3, kërcënon banorin

Egla Ceno është përballur sërish me banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP3”, pas 7 ditësh izolimi në dhomën e bardhë. Pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme ajo ka patur përplasje me disa prej tyre, në fillim me Julian Dedën më pas me Liam Osmanin.

Këtij të fundit i ka kërkuar të jetë e drejtpërdrejtë me të dhe të mendohet para se t’i flasë përndryshe në këmbim do të marrë heshtjen e saj. Nga ana tjetër banori i ka thënë se është i gatshëm të flasë me të.

Pjesë nga biseda:

Liami: Ti je këtu, mirë se erdhe, të shohim ça do besh tani, ti dhe unë bashkë. Ti jetën tendën lojën tënde, unë timen. Kemi dhe njerëz inteligjentë që…

Egla: Liam mati fjalët kur mi thua, nëse nuk do heshtje nga mua

Liami: Unë jam i gatshëm për çdo gjë zemër

Egla: Lëri lojërat e fjalëve

Liami: Të respektosh një njeri nuk do të thotë që s’duhet luash me të. Lojëra fjalësh siç bën ti, bëj edhe unë. Unë ta dhashë mendimin, ti e more. Analizoje, fli i çik gjumë dhe flasim

Egla: Po pate i çik shtyllë kurrizore fol, jo duke i rënë nga Kina siç bën ti, po pate kështu…

Liami: Këllqe

Egla: Po i pate fol drejt zemra

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.