“Jam në burg prej djalit”/ Gazetari: I biri i Erzen Breçanit i dërgonte grupit të fala nga i ati. Hetimet nisën në 2021, Eralbi dyshohet se fshihet në…!

Gazetari Igli Çelmeta, i  ftuar në studion e News24 ka komentuar arrestimet e fundit të një grupi të trafikut të drogës, duke zbuluar edhe detaje të reja. Sipas tij Breçani ka thënë se ndodhet në burg prej djalit të tij, por provat tregojnë se Erzen Breçani kishte dijeni për të gjitha veprimtaritë, madje djali u […]

Nëntor 23, 2023 - 16:14
 0
“Jam në burg prej djalit”/ Gazetari: I biri i Erzen Breçanit i dërgonte grupit të fala nga i ati. Hetimet nisën në 2021, Eralbi dyshohet se fshihet në…!

Gazetari Igli Çelmeta, i  ftuar në studion e News24 ka komentuar arrestimet e fundit të një grupi të trafikut të drogës, duke zbuluar edhe detaje të reja.

Sipas tij Breçani ka thënë se ndodhet në burg prej djalit të tij, por provat tregojnë se Erzen Breçani kishte dijeni për të gjitha veprimtaritë, madje djali u thoshte të tjerëve se kishin të fala nga i ati.

Ai zbuloi se arrestimet e anëtarëve të grupit kriminal erdhën pasi autoritetet evropiane kishin zbërthyer komunikime në aplikacionin SKY dhe se më pas i kanë dërguar provat autoriteteve shqiptare.

Ai shtoi më tej se ka dyshime se djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani ndodhet jashtë territorit shqiptar dhe për momentin gjendet në Spanjë.

“Grupi përbehet nga 11 persona, ndërsa janë arrestuar 4 persona nga policia shqiptare, Erzen Breçani, shefi i krimeve në rajonin 6 në Tiranë, Bujar Gërmizi dhe Besmir Murati. Për këta persona është lënë masa e arrestit me burg. Në kërkim janë Ervin Mata dhe djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani mes të tjerëve.

Breçani ka thënë se ndodhet në burg prej djalit të tij, por provat tregojnë se Erzen Breçani kishte dijeni për të gjitha veprimtaritë, mdaje djali u thoshte të tjerëve se kishin të fala nga i ati. Madje ky i fundit kishte marrë edhe informata për hetimet rreth tyre.

Ky është një hetim i nisur nga Europol dhe autoritetet evropiane të cilat kanë bërë dekodimin e SKY dhe i kanë dërguar provat autoriteteve shqiptare. Djali i Erzen Breçanit, Eralbi dyshohet se ndodhet jashtë Shqipërinë, në territorin e Spanjës, ndërsa pritet nëse do ketë arrestime të këtyre personave në kohët në vijim”, u shpreh ai mes të tjerash./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.