Jamarbër Malltezi ankimon vendimin e GJKKO: Nuk provohen akuzat

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish kryeministrit Berisha ka ankimuar në Apel vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila i caktoi masën e sigurisë

Tetor 27, 2023 - 11:05
 0
Jamarbër Malltezi ankimon vendimin e GJKKO: Nuk provohen akuzat

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish kryeministrit Berisha ka ankimuar në Apel vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Përmes avokates së tij, Antoneta Sevdari, dhëndri i Berishës ka mohuar akuzat, duke nënvizuar se nuk provohet konsumimi i dy veprave penale që rëndojnë mbi të për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

 

Ai akuzohet për “korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim” dhe “pastrim parash”.

 

Nga ana tjetër, Berisha pretendon se bëhet fjalë për sulm politik, pasi dhëndri i tij nuk është i implikuar në asnjë aferë korruptive.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.