Janar-Prill: 33.4 % rritja e eksportit të automjeteve në Kinë

Prodhuesit kinezë të automjeteve kanë përshpejtuar përpjekjet për t’u zgjeruar në tregjet jashtë shtetit, pavarësisht nga një mjedis sfidues, shkruan “China Daily”. Të dhënat më të fundit nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automjeteve tregojnë se 504.000 automjete të prodhimit kinez u dërguan jashtë shtetit në prill, 34 për qind më shumë në baza vjetore. […]

Maj 21, 2024 - 17:35
 0
Janar-Prill: 33.4 % rritja e eksportit të automjeteve në Kinë

Prodhuesit kinezë të automjeteve kanë përshpejtuar përpjekjet për t’u zgjeruar në tregjet jashtë shtetit, pavarësisht nga një mjedis sfidues, shkruan “China Daily”.

Të dhënat më të fundit nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automjeteve tregojnë se 504.000 automjete të prodhimit kinez u dërguan jashtë shtetit në prill, 34 për qind më shumë në baza vjetore.

Automjetet përfshinin ato nga prodhuesit kinezë të makinave dhe markave ndërkombëtare si Tesla.

Eksportet në katër muajt e parë arritën në 1.83 milionë njësi, 33.4 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit 2023.

Kina zëvendësoi Japoninë për t’u bërë eksportuesi më i madh i makinave në botë në 2023.

Të dhënat tregojnë se më shumë se 30 marka vendase eksportojnë automjete, me pesë të parat që përbëjnë më shumë se 40 për qind të eksporteve të tilla.

Eksportuesit kryesorë si “SAIC”, “Chery”, “BYD” dhe “Great Wall Motors” kanë çimentuar praninë e tyre jashtë vendit duke krijuar kanale shpërndarjeje përmes shitësve vendas dhe duke ndërtuar fabrika jashtë shtetit për të rritur pjesën e tregut përmes lokalizimit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.