Jasir Asani: Në Europian duhet të bëjmë surprizën, e ndjej që do t’i shënoj Italisë!

Shqipëria e nis Europianin më 15 Qershor në Dortmund, pikërisht ndaj ekipit kampion në fuqi Italisë. Ylli i kuqezinjve, Jasir Asani, duket tepër optimist në prag të kompeticionit madhor, teksa ka motivuar kuqezinjtë, në një prononcim të dhënë për “TV Klan”. Asani është optimist dhe besoj se Shqipëria i ka shanset që të bëjë surprizën […]

Maj 29, 2024 - 22:25
 0
Jasir Asani: Në Europian duhet të bëjmë surprizën, e ndjej që do t’i shënoj Italisë!

Shqipëria e nis Europianin më 15 Qershor në Dortmund, pikërisht ndaj ekipit kampion në fuqi Italisë. Ylli i kuqezinjve, Jasir Asani, duket tepër optimist në prag të kompeticionit madhor, teksa ka motivuar kuqezinjtë, në një prononcim të dhënë për “TV Klan”. Asani është optimist dhe besoj se Shqipëria i ka shanset që të bëjë surprizën e madhe.

Shënuesi i 3 golave në fushatën kualifikuese të Europianit ka ende për të dhënë. Asani beson se do të tundë përsëri rrjetën, ku ka veçuar duelin ndaj Italisë.

“Skuadra jonë ka mentalitet fituesi. Nuk është rastësi që kemi ardhur në Europian dhe duhet ta bëjmë surprizën më të madhe. Duhet t’i tregojmë të gjithë botës që me të vërtet kemi lojtarë shumë të mirë dhe staf shumë të mirë.

Pse mos ta kalojmë grupin?! Besoj se me tifozët do t’ia dalim që ndeshjen e parë.

Shumë më pyesin a do të shënosh ndaj Donarumës, Kroacisë apo Spanjës. E kam një ndjesi që do të shënoj kundër Italisë dhe kam një ndjenjë që do të bëjmë gjëra të mëdha atje”, tha Asani.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.