“Java e Artë” shfaq qëndrueshmëri dhe vitalitet ekonomik

Gjatë pushimeve të sapopërfunduara të Mesvjeshtës dhe Festës Kombëtare të Kinës, numri i udhëtimeve turistike brenda vendit arriti në 826 milionë, duke u rritur me 71.3 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 4.1 %, duke iu referuar vitit 2019. Të ardhurat turistike arritën në 753 miliardë e 430 milionë […]

Tetor 8, 2023 - 14:00
 0
“Java e Artë” shfaq qëndrueshmëri dhe vitalitet ekonomik

Gjatë pushimeve të sapopërfunduara të Mesvjeshtës dhe Festës Kombëtare të Kinës, numri i udhëtimeve turistike brenda vendit arriti në 826 milionë, duke u rritur me 71.3 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 4.1 %, duke iu referuar vitit 2019. Të ardhurat turistike arritën në 753 miliardë e 430 milionë juanë (rreth 103 miliardë dollarë), duke u rritur 129.5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 1.5 % në krahasim me vitin 2019. Të ardhurat e biletave të kinemave kaluan 2 miliardë e 730 milionë juanë (rreth 370 milionë dollarë), ndërsa numri i udhëtarëve të hekurudhave i kaloi 160 milionët. Rritje të madhe ka treguar edhe tregu kinez i konsumit. Uebsajti i gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” njoftoi se bum-i turistik konsiderohet si një shenjë e rimëkëmbjes ekonomike kineze.
Festa Kombëtare është një nga festat më të rëndësishme për kinezët. Njerëzit kanë zakon të udhëtojnë për turizëm dhe të blejnë mallra gjatë pushimeve, prandaj pushimet e Festës Kombëtare quhen edhe “Java e Artë”. Këtë vit ishin pushimet e para të Festës Kombëtare pas zbutjes së epidemisë së COVID-19. Disa media njoftuan se ky vit shënon “Javën e Artë” më të lulëzuar gjatë 5 viteve të fundit.
Prosperiteti i shfaqur gjatë “Javës së Artë” këtë vit është një sinjal i rëndësishëm i stabilizimit dhe rimëkëmbjes ekonomike kineze. Aktualisht, kur rimëkëmbja e ekonomisë botërore është ende e ngadaltë dhe situata ndërkombëtare mjaft e ndërlikuar, ekonomia kineze ka shfaqur elasticitet dhe vitalitet në rimëkëmbjen e saj të vazhdueshme. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, PBB-ja kineze u rrit 5.5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke ruajtur vendin e parë ndër ekonomitë kryesore botërore shkruan CMG.
Sidomos nga gushti i këtij viti, i nxitur nga një sërë masash për të zgjeruar kërkesën e brendshme, për të rritur besimin dhe parandaluar rreziqet, prodhimi industrial dhe sektori i shërbimeve në Kinë janë përshpejtuar, kërkesa e brendshme ka vazhduar të zgjerohet dhe ekonomia kombëtare është rikuperuar.

Uebsajti i gazetës amerikane “The Wall Street Journal” raportoi së fundmi se ndërsa rritja e normave të interesit në Evropë dhe ShBA i ka vënë konsumatorët dhe bizneset në gjendje të vështirë financiare, ekonomia kineze ka shfaqur shenja vitaliteti, duke sjellë shpresë edhe për ekonominë botërore. Zëdhënësi i Fondit Monetar Ndërkombëtar u shpreh para pak ditësh se ka parë shenja të stabilizimit ekonomik të Kinës nga të dhënat e fundit. Edhe “Citigroup”, “Goldman Sachs” etj. kanë rritur me radhë parashikimet e tyre për rritjen vjetore të ekonomisë kineze. E gjithë kjo tregon se bashkësia ndërkombëtare po forcojnë pandërprerë besimin ndaj rimëkëmbjes së ekonomisë kineze.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.