“Je i fortë pas tastjerës, do pendohesh shpejt ti dhe Hamasi”, Izraeli i shpall luftë virtualisht Iranit

Konflikti mes Izraelit dhe terrorsitëve të Hamasit dhe mbështetësve të tyre duket se është përhapur tashmë jo vetëm në terren por edhe në rrjetet sociale. Në Twitter, ku ka llogarinë e tij dhe poston shpesh lideri suprem i Iranit Ali Khamenei, ka shpërndarë një mesazh në mbështetje të terroristëve të Hamas, teksa akuzon “sionizmin” për […]

Tetor 11, 2023 - 12:10
 0
“Je i fortë pas tastjerës, do pendohesh shpejt ti dhe Hamasi”, Izraeli i shpall luftë virtualisht Iranit

Konflikti mes Izraelit dhe terrorsitëve të Hamasit dhe mbështetësve të tyre duket se është përhapur tashmë jo vetëm në terren por edhe në rrjetet sociale.

Në Twitter, ku ka llogarinë e tij dhe poston shpesh lideri suprem i Iranit Ali Khamenei, ka shpërndarë një mesazh në mbështetje të terroristëve të Hamas, teksa akuzon “sionizmin” për krime ndaj palestinezëve.

Në një mesazh ai thotë:

“Krerët e regjimit sionist dhe mbështetësit e tyre duhet ta dinë se masakra dhe vrasja masive e popullit të Gazës do të shkaktojë një fatkeqësi më të madhe mbi ta”, shkruan Khamenei.

Por përgjigja ka qenë e menjëhershme nga llogaria zyrtare e shtetit të Izraelit.

“Është e lehtë të jesh i guximshëm kur fshihesh pas tastierës.

Ju dhe miqtë tuaj të Hamasit do të pendoheni shumë shpejt për veprimet tuaja barbare”, i shkruan faqja zyrtare e Izraelit në Twitter (X).

Një përplasje e nivelit të tillë në Tëitter është e pazakontë.

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit kanë arritur majat, teksa zyrtarë të shumtë izraelitë kanë akuzuar se Irani ka trajnuar dhe financuar terroristët e Hamasit.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.