“Je më e mirë se mami”, komentet e presidentit për vajzën e re në një takim, ndezin revoltën në rrjet

Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa është vendosur në qendër të akuzave për seksizëm pas komenteve që bëri ndaj një vajze gjatë një shëtitje në Toronto, pjesë e vizitës së tij zyrtare në Kanada gjatë kësaj jave. Ajo çka ka bërë që rrjeti të shpërthej kundër de Sousa është fakti se ai tregoi me gisht […]

Shtator 21, 2023 - 19:30
 0
“Je më e mirë se mami”, komentet e presidentit për vajzën e re në një takim, ndezin revoltën në rrjet

Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa është vendosur në qendër të akuzave për seksizëm pas komenteve që bëri ndaj një vajze gjatë një shëtitje në Toronto, pjesë e vizitës së tij zyrtare në Kanada gjatë kësaj jave.

Ajo çka ka bërë që rrjeti të shpërthej kundër de Sousa është fakti se ai tregoi me gisht dekolten e hapur të vajzës duke i thënë të kujdesej se do ta kapte gripi, dhe më pas iu drejtua asaj duke i thënë “je më e bukur se nëna jote”.

74-vjeçari u përshëndet nga banorët e Torontos gjatë ecjes në qytet dhe në mesin e turmës qëndronte edhe një nënë me origjinë portugeze, së bashku me vajzën e saj. Ato iu afruan presidentit duke i thënë se të dyja quheshin Maria.

“Vajza është më e bukur se nëna”, tha më pas de Sousa me vrazhdësi. “Por vajzën mund ta kapi gripi. E ke parë dekoltenë e saj?”, shtoi ai më tej, përpara se të largohej me shpejtësi, me një buzëqeshje të pazakontë në fytyrë.

Komentet shkaktuan reagime në Portugali, duke e detyruar liderin, i cili është bërë i njohur për pikëpamjet e tij konservatore, të dalë publikisht për t’u mbrojtur.

“Nuk ishte një koment seksist. Unë nuk e mendova kështu dhe as vajza me nënën e saj. Nuk ishte aspak seksiste”, tha ai.

Por, portugezët nuk u impresionuan me shpjegimin e Presidentit dhe aktivistët e të drejtave të grave dhe rivalët politikë thanë se ai duhet të kërkojë falje.

“Ai duhet të kërkojë falje. Seksizmi po na vret. Nuk është shaka. Jemi në vitin 2023. Nuk mund të shohësh një grua që nuk e njeh dhe të bësh “shaka” me peshën e saj apo me dekoltenë”, tha Isabel Moreira, deputete në Partinë Socialiste në pushtet.

Manuela Silva, drejtoreshë e Lëvizjes Demokratike të Gruas, tha po ashtu se komentet e presidentit cenojnë dinjitetin e grave.

“Në fakt, presidenti flet shumë dhe nuk thotë atë që duhet. Ka një sërë të drejtash që janë fituar nga gratë që nuk po përmbushen, dhe kjo është ajo që duhet të shqetësojë presidentin, jo batutat me shije të dobët… Unë mendoj se ai është shprehur shumë keq“, u tha ajo gazetarëve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.