Jemi 20 vjet para jush, perceptim i saktë apo gabuar? Ministri Italian i Bujqësisë vjen në Shqipëri: Vlerësimin e saktë, pas vizitës
Giorgia Meloni ndërpreu pushimet në Pulia për një udhëtim të shkurtër surprizë në Shqipëri. Kryeministrja italiane po qëndron në Vlorë. Zoznja Meloni shkoi në Shqipëri me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili e pret në vilën e tij pranë qytetit bregdetar. Një vizitë informale, e cila pritet të zgjasë dy ditë. Kjo vizitë […]
Giorgia Meloni ndërpreu pushimet në Pulia për një udhëtim të shkurtër surprizë në Shqipëri. Kryeministrja italiane po qëndron në Vlorë. Zoznja Meloni shkoi në Shqipëri me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili e pret në vilën e tij pranë qytetit bregdetar.
Një vizitë informale, e cila pritet të zgjasë dy ditë. Kjo vizitë vjen pak ditë pas debatit të ndezur nga vetë Rama, i cili në rrjetet sociale kishte nënvizuar bumin turistik në Shqipëri, veçanërisht për shkak të pranisë së madhe të italianëve duke e krahasuar me një ‘kundër-eksod’ ngjasuar me atë të shqiptarëve në fillim të viteve 1990. Megjithatë kryeministri Edi Rama e sqaroi këtë meme të postuar në instagramin e tij.
Duke u larguar nga ferma e Ceglie Messapica, në provincën e Brindisit, ku po kalonte pushimet me bashkëshortin, vajzën, motrën Arianna dhe kunatin, ministrin e bujqësisë Francesco Lollobrigida, Meloni shkoi së bashku me familjen në portin e Brindisit për të hipur në tragetin që do të conte drejt Vlorës.
Kujtojmë që në lidhje me mëmen e kryeministrit Edi Rama ishte vetë ministri italian i Bujqësisë që reagoi përmes një përgjigje ku shprehte qëndirmin e tij se Shqipëria nuk mund të ketë të njëjtën cilësi si Italia, megjithatë ishte shprehur se do të vendoste pikat mbi I në deklaratën e tij, fill pasi të vizitonte vendin tonë.
“Shumë realitete të tjera në kufi me Mesdheun aspirojnë të bëhen si ne, por nuk janë sot. Ndoshta pas 15-20 vjetësh ndonjë komb përballë nesh do të ketë të njëjtën cilësi si Puglia, por tani për tani nuk e ka dhe prandaj çmimet janë më të ulëta.
Jam kurioz të shoh me sytë e mi hendekun mes ofertës shumë cilësore puliane dhe asaj shqiptare, që po përpiqet të rikuperojmë terren duke parë ekselencat tona. Jemi të sigurt se atë që gjejmë këtu nuk mund ta gjejmë atje. Rama e di që ka shumë për të mësuar nga Italia dhe ne kemi shumë për t’i mësuar. Por ai duhet të qëndrojë në diapazonin cilësor që i takon, Italia është shumë përpara”, thuhej në përgjigjen e ministrit italian.
Me siguri në këtë vizitë zoti Lollobrigida do të ketë mundësi të shohë nëse është vërtetë siç ai është shprehur, apo ka pasur një perceptim të gabuar./m.j
What's Your Reaction?