Jep dorëheqjen Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Republikës, Balla e firmos

Komandanti i Përgjithshëm i gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramoz Sako, është dorëhequr nga detyra. Burimet e gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, bëjnë me dije se dorëheqjen e ka dorëzuar ditën e djeshme tek ministri i Brendshëm, i cili e ka pranuar. Nuk dihen shkaqet dhe ende nuk ka një emërim të ri, ndonëse […]

Shkurt 3, 2024 - 14:05
 0
Jep dorëheqjen Komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Republikës, Balla e firmos

Komandanti i Përgjithshëm i gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramoz Sako, është dorëhequr nga detyra.

Burimet e gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, bëjnë me dije se dorëheqjen e ka dorëzuar ditën e djeshme tek ministri i Brendshëm, i cili e ka pranuar.

Nuk dihen shkaqet dhe ende nuk ka një emërim të ri, ndonëse jo zyrtarisht bëhet me dije se javën që vjen kreu i Gardës do të zëvendësohet.

Ministria e Brendshme deklaron se ka nisur një reformim të thelluar të Gardës që merret me ruajtjen e PLSh-së, thonë burimet e Anila Hoxhës.

Sakaq gjatë dorëzimit të formularëve për SKY ECC një efektiv i Gardës, i identifikuar si Adnan Lleshi është përjashtuar, pasi ka firmosur që kishte përdorur aplikacionin.

“Nuk e dija që është e ndaluar”, është shprehur efektivi i Gardës.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.