Jetë luksoze dhe veshje të shtrenjta, si e ëma e 15-vjeçares zbuloi prostitucionin e së bijës, elementët që fundosën shqiptaren

Jetë luksoze, para të pajustifikuara, veshje e aksesorë të shtrenjtë, ishin këto elementët që “fundosën” rrjetin e tutorëve në Greqi, që drejtohej nga

Janar 17, 2024 - 10:31
 0
Jetë luksoze dhe veshje të shtrenjta, si e ëma e 15-vjeçares zbuloi prostitucionin e së bijës, elementët që fundosën shqiptaren

Jetë luksoze, para të pajustifikuara, veshje e aksesorë të shtrenjtë, ishin këto elementët që “fundosën” rrjetin e tutorëve në Greqi, që drejtohej nga “Lorela” shqiptare.

Ishte nëna e një nga të miturat e përfshira, e cila nisi të dyshonte mbi jetën e të bijës.

Ndryshimi në sjelljen e së bijës, si dhe komoditeti financiar ishin ato që ‘vunë në lëvizje’ nënën e 15-vjeçares dhe i dhanë indicie hetimeve për ekspozimin e grupit të tutorëve.

 “Nëna e vuri re ndryshimin në sjelljen e fëmijës së saj shumë kohë më parë. Për të paraqitur një denoncim kërkon guxim, sepse ajo u përball me kërcënime nga njerëzit e përfshirë në këtë rrjet prostitucioni. Ajo është një nënë heroinë, pasi përveç fëmijës ka dashur të shpëtojë edhe fëmijët e tjerë”, tha avokati i nënës së 15-vjeçares, Giorgos Kaniaris.

Sipas hetimeve të autoriteteve të nisura që nga viti 2022, “Lorela”, nëna e një djali, një 34-vjeçar dhe 25-vjeçarja Elena  “peshkonin” vajza të mitura dhe me “karremin” e jetës luksoze i fusnin në rrugën e prostitucionit.

Mes viktimave të tyre është një 17-vjeçare dhe një 15-vjeçare, ndërsa autoritetet vlerësojnë se ka shumë më tepër vajza që ranë në “grackën” e tyre.

Fillimisht 17-vjeçaja deklaroi se “Lorela” nuk e kishte detyruar dhe ishte e pafajshme, por më pas tërhoqi deklaratën duke pranuar se ishte kërcënuar.

‘Lorela’ afrohej me të miturat si shoqe dhe i joshte të prostituonin, duke iu gjetur ajo dhe anëtarë të tjerë të grupit klientë. Të miturat merrnin 50 deri në 100 euro, teksa edhe vetë shqiptarja përfitonte një përqindje nga ky aktivitet i paligjshëm./vizionplus.tv./

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.