“Jetojmë në shumë shtete, por jemi serbë”, Kamberi i kundërpërgjigjet ashpër Vuçiqit – ka disa pyetje publike

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas deklaratës së tij në Nish, ku tha se “mund të jetojmë në shumë shtete, por kemi emrin e mbiemrin serb dhe një flamur”. Ai tha se e njëjta e vërtetë qëndron edhe për shqiptarët, pavarsisht se Vuçiq nuk […]

Shtator 17, 2023 - 17:26
 0
“Jetojmë në shumë shtete, por jemi serbë”, Kamberi i kundërpërgjigjet ashpër Vuçiqit – ka disa pyetje publike

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas deklaratës së tij në Nish, ku tha se “mund të jetojmë në shumë shtete, por kemi emrin e mbiemrin serb dhe një flamur”.

Ai tha se e njëjta e vërtetë qëndron edhe për shqiptarët, pavarsisht se Vuçiq nuk dëshiron ta pranoj, me shkas të cilin edhe e pyeti në reagimin e tij në “Facebook”, se përse ka standarde të dyfishta të cilat nuk ndërtojnë paqe.

“Për çfarë arsye atëherë konsideroni se disa të drejta janë veç për serbët? Pse të drejtat e njëjta nuk ia pranoni shqiptarëve në Serbi? Pse atëherë dënohen shqiptarët kur përdorin simbolin e vet kombëtar? Pse shqiptarëve në Luginë të Preshevës nuk i njihet e drejta për përdorim zyrtar të gjuhës amtare në organet shtetërore?”, e pyeti Kamberi.

Postimi i plotë

Një komb me një gjuhë e një flamur jemi edhe ne

“Mund të jetojmë në shumë shtete, por kemi emrin e mbiemrin serb dhe një flamur” ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një manifestimi në Nish.

Njësoj edhe ne zoti president.

Jetojmë në pesë shtete por vazhdojmë të jemi një komb- jemi shqiptarë.

Njësoj edhe ne kemi një flamur.

Njësoj edhe ne kemi një gjuhë.

Atëherë me cilën arsye konsideroni se disa të drejta janë veç për serbët?

Pse të drejtat e njëjta nuk ia pranoni shqiptarëve në Serbi?

Pse atëherë dënohen shqiptarët kur përdorin simbolin e vet kombëtar?

Pse shqiptarëve në Luginë të Preshevës nuk i njihet e drejta për përdorim zyrtar të gjuhës amtare në organet shtetërore?

Standardet e dyfishta nuk ndërtojnë paqe. Të drejtat janë univerzale. Ju nuk e keni monopolin e shpërndarjes së tyre.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.