Jeton në arrati/ Kush është “bosi i Gërçecit”, grupi i mafiozëve shqiptar që ekzekutuan “Riku Beun” nga Kavaja!

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë shpallur në kërkim Sheval Muaremin, i cili akuzohet se është kreu i grupit kriminal “Gërçeci” që trafikon kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës. Ai gjithashtu është përfshirë në vrasje të shumta, përfshirë edhe vrasjen e shqiptarit Shyqyri Beu, i njohur si “Riku Beu” nga Kavaja. Beu u gjet i vrarë dhe i groposur në Maqedoninë e […]

Janar 29, 2024 - 17:55
 0
Jeton në arrati/ Kush është “bosi i Gërçecit”, grupi i mafiozëve shqiptar që ekzekutuan “Riku Beun” nga Kavaja!

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë shpallur në kërkim Sheval Muaremin, i cili akuzohet se është kreu i grupit kriminal “Gërçeci” që trafikon kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës.

Ai gjithashtu është përfshirë në vrasje të shumta, përfshirë edhe vrasjen e shqiptarit Shyqyri Beu, i njohur si “Riku Beu” nga Kavaja.

Beu u gjet i vrarë dhe i groposur në Maqedoninë e Veriut në maj të vitit 2020, dy muaj pasi ishte zhdukur pa gjurmë.

Shyqyri Beu, i njohur si “Riku Beu” nga Kavaja, ishte i përfshirë në trafikun e drogës nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Ai shërbente si korrier për llogari të një grupi kriminal në Elbasan dhe kishte udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut, ai u vra me armë zjarri dhe më pas u gropos.

Edhe pse Sheval Muaremi, i njohur si Shevali007, është shpallur në kërkim dhe i akuzuar për vepra kriminale, ai ka pasur një jetë mjaft aktive dhe miqësi me botën e krimit në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri ose Kosovë.

Kush është “bosi i Gërçecit”, Sheval Muaremi?

“Shevali007” mësohet të jetë në arrati, ndërsa për lokacionin e tij të mundshëm nuk jepen informacione të paktën deri në këtë fazë të hetimit.

Ai dyshohet që bashkërisht me Orhan Bajramin i vrarë në Greqi verën e kaluar dhe Jeton Krivanjevën i vrarë në “Shisha Bar” në Shkup kanë krijuar grupin kriminal në të cilin janë bashkuar më shumë persona që mes tjerash kanë kryer vrasje dhe tentim vrasje.

Sipas policisë, në vitin 2021 nga ky grup është vrarë Afrim Berisha dhe Burim Vardari, ndërsa në vitin 2020 është vrarë një shtetas i Shqipërisë.

Grupi hetimor ka konstatuar se pas tentativës për vrasje ndaj Boris Mutkov-Fantom në vitin 2019 në Bardovcë qëndron grupi i krijuar nga Muaremi, Krivanjeva dhe Bajrami.

“Si rezultat i hetimit dhe dëshmive të siguruara, organizatori i grupit SH.M bashkërisht me anëtarët e grupit kanë bërë tentim vrasje ndaj një personi në fshatin Bardovcë, vrasje të një shtetasi të Shqipërisë trupi i të cilit u gjet më 15 maj 2020 në Matkë të Epërme dhe vrasjen e dyfishtë e cila ndodhi më 5 mars 2021 kur në Shkup mbetën të vrarë A.B dhe B.V”, njoftojnë nga MPB-ja.

Nga të dhënat e siguruara përmes data bazës së aplikacionit “SKY” kanë dalë emra të shumë bashkëpunëtorëve në cilësinë e të punësuarve nëpër institucionet shtetërore.

Ministri i Brendshëm në largim, Oliver Spasovski tha se opinioni do të çuditet me disa emra të cilët do t’i nxjerr hetimi në të ardhmen.

“Është shumë i rëndësishme fakti se jemi pjesë e grupit “LIMIT” që punon ekskluzivisht me shfrytëzimin e të dhënave nga data baza e “SKY”, platformë të cilën neve nuk mundemi vetëm ta shfrytëzojmë. Këto hetime vazhdojnë edhe tutje dhe do të punohet ende. Ka shumë të dhëna dhe kemi vërtetuar se ka persona nga institucionet e shtetit që ishin bashkëpunëtor të grupit kriminal. Do të jeni dëshmitar të shumë zhvillimeve në të ardhmen, ndërsa ndonjëherë do të çuditeni edhe me emrat që do të dalin”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministri i Brendshëm.

Grupi dyshohet të ketë kryer transport ndërkombëtar të drogës- kokainë edhe atë në dy raste me sasi të mëdha, e para 435 kilogram nga Brazili, përmes Belgjikës dhe ka arritur në Maqedoni të Veriut dhe e dyta nga Peru në Amsterdam dhe është futur në tregun vendas.

Drogë është transportuar nga Shqipëria, gjatë bastisjes në disa lokacione është konfiskuar sasi e lëndëve narkotike, municion dhe armë, para dhe vetura luksoze.

Prokuroria e krimit të organizuar dhe korrupsionit do t’i ndjek penalisht 16 persona për veprat penale “tregti më lëndë narkotike”, “vrasje” dhe “vrasje në tentativë”./Voxnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.