Joao Felix ndëshkon ish-skuadrën e tij, portugëzi i jep fitoren Barcelonës ndaj Atletico Madrid

  Nga Ervin Sina    Duhet të shënonte pikërisht ai, ish- i madhi në mënyrë që të vendosej  ndeshja më e rëndësishme e

Dhjetor 4, 2023 - 12:08
 0
Joao Felix ndëshkon ish-skuadrën e tij, portugëzi i jep fitoren Barcelonës ndaj Atletico Madrid

 

Nga Ervin Sina 

 

Duhet të shënonte pikërisht ai, ish- i madhi në mënyrë që të vendosej  ndeshja më e rëndësishme e javës së 15 të La Ligës mes Barcelonës dhe Atletico Madrid.

 

Zhoao Feliks, talenti portugez që u ble pak vite më parë nga Atletico Madrid për më shumë se 100 mln euro, tanimë lojtar i katalanasve, ishte njeriu i ndeshjes në duelin e luajtur në Barcelonë.

 

Dominuese skuadra e Cavit në këtë ndeshje. Menjëherë Rafinja dhe Levandosvki kishin kërcënuar portën madrilène, sinjale që i hapën rrugën golit të avantazhit në minutën e 28.

 

Ishte një shërbim i  Rafinjes që u shfrytëzua nga Zhoa Feliks, që mposhti ish-shokun e skuadrës Jan Oblak.

 

Presidenti i “Los Kolconeros”  shpresonte që portugezi të mos festonte në rast goli, por kjo nuk ndodhi.

 

Zhoao Feliks tregoi të gjithë entuziazmin e tij  pas realizimit. Simeone ndryshon shumë në nisje të pjesës së dytë duke aktivizuar tre lojtarë të rinj, Korrea, Lino dhe Azpilikueta, dhe miqtë kanë tjetër fytyrë.

 

Grizman, Morata dhe Korrea shpërdorojnë,por rasti me flagrant është në të 79 kur goditja e Depait, gjen reagimin fantastik të Injaku Penjës. Në fund është sërish portieri që shpëton Barcelonën pas një tjetër shansi në favor të Correas.

 

Në vigjilje të derbit të javës tjetër me Xhironen kryesuese, Barcelona është e treta me 34 pikë, 4 më pak sesa ekipet e kreut ku përfshihet edhe Reali, ndërsa Atletico Madrid mbetet në vendin e katërt me 31 pikë.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.