Joe Biden: Pas luftës, Autoriteti Palestinez duhet të marrë përsipër qeverisjen e Gazës dhe Bregut Perëndimor

Presidenti amerikan Joe Biden lidhur me zhvillimet në Lindjen e Mesme ka theksuar se nuk duhet aspak të ketë shpërngulje të dhunshme në Rripin e Gazës. “Autoriteti Palestinez duhet përfundimisht të marrë përsipër qeverisjen e Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor, pas luftës midis Izraelit dhe Hamasit”, ka thënë ndër të tjera presidenti amerikan. Joe […]

Nëntor 19, 2023 - 13:05
 0
Joe Biden: Pas luftës, Autoriteti Palestinez duhet të marrë përsipër qeverisjen e Gazës dhe Bregut Perëndimor

Presidenti amerikan Joe Biden lidhur me zhvillimet në Lindjen e Mesme ka theksuar se nuk duhet aspak të ketë shpërngulje të dhunshme në Rripin e Gazës.

“Autoriteti Palestinez duhet përfundimisht të marrë përsipër qeverisjen e Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor, pas luftës midis Izraelit dhe Hamasit”, ka thënë ndër të tjera presidenti amerikan.

Joe Biden paralajmëron gjithashtu se SHBA-ja është e gatshme të lëshojë ndalime të hyrjes kundër “ekstremistëve” që sulmojnë civilët në Bregun Perëndimor.

“Unë i kam deklaruar prerazi udhëheqjes izraelite se dhuna ekstremiste kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor duhet të ndalet dhe ata që kryejnë dhunën duhet të mbajnë përgjegjësi”, thekson më tej Joe Biden.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.