Johnny Depp në një lidhje me aktoren e famshme 20-vjeçare? Kjo është e vërteta!

Marrë nga kapitulli “Histori që zor se do mund të besohen”, prej disa kohësh ishte duke u përfolur në rrjetet sociale dhe mediat rozë se romanca e radhës e aktorit Johnny Depp ishte me Jenna Ortega-n, 20-vjecaren që u bë shumë e famshme për rolin e saj si Wednesday Adams vitin e shkuar. Duke kujtuar […]

Shtator 4, 2023 - 22:38
 0
Johnny Depp në një lidhje me aktoren e famshme 20-vjeçare? Kjo është e vërteta!

Marrë nga kapitulli “Histori që zor se do mund të besohen”, prej disa kohësh ishte duke u përfolur në rrjetet sociale dhe mediat rozë se romanca e radhës e aktorit Johnny Depp ishte me Jenna Ortega-n, 20-vjecaren që u bë shumë e famshme për rolin e saj si Wednesday Adams vitin e shkuar.

Duke kujtuar se Johnny është në të 60-tat e tij, pavarësisht se nuk duket, lajmi nuk është i vërtetë dhe këtë në fakt e ka konfirmuar vetë aktorja, në një postim tashmë të fshirë në Instagram. Sipas “Daily Mail”, Ortega i ka cilësuar thashethemet si qesharake, ndërsa në postim e fshirë shkruante: “As nuk mund të qesh dot. Nuk kam punuar kurrë në jetë me Johnny Depp. Ju lutem, mjaft përhapët gënjeshtra dhe na lini të qetë”

Thashethemet në fakt nisën nga faqja “Deuxmoi”, që shpesh “qëllon” me lajmet e tilla, teksa u tha se Depp dhe Ortega ishin bashkë, pasi supozohet se janë pjesë e kastit “Beetlejuice 2”, i cili do të publikohet vjeshtën e vitit tjetër dhe aty janë njohur. Gjithsesi, kjo nuk ishte një nga ato herët, kur lajmet janë të vërteta (fatmirësisht), ndërsa Depp
ka qenë më parë i lidhur me avokaten Joelle Rich dhe pas disa muajsh, u ndanë, ndërsa Jenna është më private në marrëdhëniet e saj romantike dhe nuk dihet asgjë për të.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.