Jori Delli konfirmon lidhjen me këngëtarin italian

Pak ditë më parë modelja Jori Delli mori vëmendjen e mediave italiane, ku thuhej se është në një lidhje me këngëtarin Fred De Palma. Ndërkohë vetë Jori mesa duket ka zgjedhur të konfirmojë lajmet, pasi ka publikuar një video shkëputur nga koncerti i reperit. Ai shihet duke kënduar në skenë dhe thekson së e dashura […]

Gusht 16, 2023 - 14:56
 0
Jori Delli konfirmon lidhjen me këngëtarin italian

Pak ditë më parë modelja Jori Delli mori vëmendjen e mediave italiane, ku thuhej se është në një lidhje me këngëtarin Fred De Palma. Ndërkohë vetë Jori mesa duket ka zgjedhur të konfirmojë lajmet, pasi ka publikuar një video shkëputur nga koncerti i reperit.

Ai shihet duke kënduar në skenë dhe thekson së e dashura e tij është shqiptare. Jori e shoqëruar postimin me emoji duke qeshur, flamurin shqiptar dhe sigurisht nuk ka munguar emoji me zemër.

Aludimet për romancën e tyre nisën pasi këngëtari postoi një foto në Instastory ku shihet duke mbajtur dorën e një vajze. Fillimisht u spekulua se ishte dora e këngëtares Ana Menës, me të cilën kanë edhe hite së bashku, me mbi 200 milionë shikime.

Por sipas paparacit Alessandro Rosica, detajet tregonin se identiteti misterioz ishte ai i Jori Dellit. Këngëtari gjithashtu ka postuar disa foto të tjera, ku në një prej tyre dyshja shihen duke u puthur në makinë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.