“Ju dua. Më vjen keq”, familjet izraelite ende në kërkim të pengjeve

Lirimi i dy pengjeve gjatë fundjavës i ka dhënë shpresë edhe familjeve të tjera të cilët ende kërkojnë të dashurit të tyre të cilët u morën peng ngs Hamasi kur nisi sulmet në 7 tetor. Shpresa është e madhe për prindërit e 22-vjeçarit Omer Wenkert, i cili ishte në mesin e shumë pengjeve që militantët morën. Sipas […]

Tetor 23, 2023 - 10:35
 0
“Ju dua. Më vjen keq”, familjet izraelite ende në kërkim të pengjeve

Lirimi i dy pengjeve gjatë fundjavës i ka dhënë shpresë edhe familjeve të tjera të cilët ende kërkojnë të dashurit të tyre të cilët u morën peng ngs Hamasi kur nisi sulmet në 7 tetor. Shpresa është e madhe për prindërit e 22-vjeçarit Omer Wenkert, i cili ishte në mesin e shumë pengjeve që militantët morën. Sipas prindërve të Omerit, ai u rrëmbye teksa po merrte pjesë në festivalin e muzikës Nova.

“Më 7 tetor morëm një informacion se Omeri është në Nova Fest. Ne telefonuam Omerin, ai na tha, “Jam mirë, jam në Nova fest dhe do t’ju telefonoj sërish”. Por prej atij momenti kur militantët sulmuan na erdhi një video nga rrjeti Telegram i Hamasit, dhe pamë Omerin, se ai është gjallë, i kapur nga Hamasi, duke shkuar në Rripin e Gazës”.

Niva dhe bashkëshorti i saj, Shai Wenkert, shpresojnë se negociatat për pengjet mund të vazhdojnë.

“Pamë që dy pengje u liruan nga duart e Hamasit. Nga njëra anë, po më jep shpresë se djali im Omer do të dalë sa më shpejt të jetë e mundur, por nga ana tjetër është diçka që nuk mund ta kuptoj se si dikush mund të bëjë negociatë për civilët nga vendet e tjera dhe të mos bëj marrëveshje për lirimin e të gjitha pengjeve. Kam një mesazh për qeverinë izraelite. Lufta do të ndalet vetëm kur të gjithë të rrëmbyerit të kthehen në shtëpi. Deri atëherë, lufta do të përshkallëzohet”.

Të njëjtin fat e ka gjithashtu edhe izraelito-amerikanja Rachel Goldberg. Më 7 tetor, kur dëgjoi raportet për një inkursion nga militantët e Hamasit në tokën izraelite, ajo pati frikën se diçka nuk po shkonte me djalin e saj  23-vjeçar Hersh.

Goldberg mori dy mesazhe përmes Whatsapp nga Hersh, dhe ato ishin të fundit “Ju dua. Më vjen keq.” Hersh kishte shkuar në festivalin e muzikës Nova me një mik, që më pas u morën peng nga militantët. Pas kësaj, 54-vjeçarja Goldberg humbi kontaktet me Hersh. Ajo u përpoq të gjente në lajme për djalin e saj, miqtë e familjes vizituan spitalet për të identifikuar trupat. Disa ditë më vonë ajo mori lajmin se djali i saj ishte plagosur nga Hamasi dhe nëpërmjet një video ajo pa sesi militantët e keqtrajtonin duke e hipur në një kamion.

“E dini, këto janë lojëra që nuk na është dashur t’i luajmë kurrë më pare. Unë do të preferoja që ai të ishte gjallë, natyrisht, kështu që ne po lutemi për këtë. Është një situatë kaq e pazakontë. Nuk arrij t’a kuptoj se çfarë faji kanë ata fëmijë, adoleshentë, prindër dhe të moshuar që tani janë në duart e Hamasit”.

Goldberg shprehet se ajo dhe familja e saj kanë qenë në kontakt me autoritetet izraelite dhe amerikane për Hersh, por deri më tani asgjë nuk është bërë. Hamasi ka deklaruar se po mban 200 peng ndërsa disa prej tyre shtetas me kombësi të ndryshme janë vrarë nga militantët.

Ndërkaq rreth 20,000 njerëz u mblodhën në sheshin Trafalgar të Londrës për të kërkuar lirimin e më shumë se 200 pengjeve të marra nga Hamasi gjatë inkursionit të tyre më 7 tetor. Mijëra mbështetës të Izraelit u mblodhën dhe protestuan në disa qytete në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Komuniteti hebre në Glen Cove, Nju Jork mbajti një vigjilje për ata që kanë humbur jetën në Izrael dhe i kërkuan kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të lirojë pengjet.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.