Ju njohim me gruan e parë që arrin pasurinë 100 miliardë dollarëshe
Francoise Bettencourt Meyers, mbesa e themeluesit të L’Oreal, Eugène Paul Louis Schueller, është gruaja më e pasur në botë për vitin 2023. Gjithashtu
Francoise Bettencourt Meyers, mbesa e themeluesit të L’Oreal, Eugène Paul Louis Schueller, është gruaja më e pasur në botë për vitin 2023. Gjithashtu Meyers është bërë gruaja e parë që grumbullon një pasuri prej 100 miliardë dollarësh, sipas një renditjeje të njerëzve më të pasur në botë.
Pasuria e saj u rrit në 100.1 miliardë dollarë të enjten, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. Ky moment historik erdhi pasi aksionet e L’Oréal SA, perandoria e produkteve të bukurisë e themeluar nga gjyshi i saj, u rritën në një nivel rekord, me aksionet e vendosura për vitin e saj më të mirë që nga viti 1998. Ajo është personi i 12-të më i pasur në botë, menjëherë pas Karlos Slim.
Bettencourt Meyers ishte fëmija i vetëm i Liliane Bettencourt, babai i së cilës, Eugène Schueller, themeloi L’Oréal Group. Ajo trashëgoi pronat e nënës së saj kur Bettencourt vdiq në vitin 2017.
Kompania më e madhe e kozmetikës në botë, e cila zotëron disa marka, nga Lancome te Maybelline, bëri më shumë se 38 miliardë euro në shitje në vitin 2022, sipas raporteve të kompanisë.
Rikujtojmë, se po në vitin 2007, Bettencourt Meyers ngriti padi për François-Marie Banier, një mik i ngushtë i nënës së saj, pas dyshimit se kishte marrë dhurata në vlerën e më shumë se 1 miliard dollarëve nga e moshuara. Banier më vonë u dënua me tre vjet burg dhe u urdhërua të paguante 16.5 milionë dollarë për Betencourt dhe familjen e saj./vizionplus.tv
What's Your Reaction?