Jul Deda debaton me Ori Nebiaj: Je mësuar me gjumashë!

Aktori Julian Deda ka debatuar me opinionisten e Big Brother Vip 3 në Top Channel, Ori Nebiaj pasi kjo e fundit u shpreh se aktori po qëndronte në hije së fundmi pa u përfshirë në diskutime brenda shtëpisë. Juliani e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se ka qenë i pranishëm sa herë që […]

Mars 30, 2024 - 23:40
 0
Jul Deda debaton me Ori Nebiaj: Je mësuar me gjumashë!

Aktori Julian Deda ka debatuar me opinionisten e Big Brother Vip 3 në Top Channel, Ori Nebiaj pasi kjo e fundit u shpreh se aktori po qëndronte në hije së fundmi pa u përfshirë në diskutime brenda shtëpisë.

Juliani e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se ka qenë i pranishëm sa herë që është përmendur në debat, teksa nuk ngurroi as të ironizonte mendimin e opinionistes.

Debati mes Julianit dhe Ori Nebiajt:
Juli: Falenderoj Orin për të gjitha mendimet kundër që ka për mua që nga data 13 janar. Nuk kam qenë fare në gjumë. Unë nëse Meritoni më thotë diçka, i kthehem direkt. E respektoj për mendimin e saj por nuk e shoh fare këtë pjesë. Unë e di se je mësuar me gjumashë, por nuk jam unë ai person.
Ori: Juli nëse do të bëjmë bashkë debat politik shkojmë tek Grida Duma kur të dalim. Nëse do flasim për Big Brother jemi këtu. Nëse do isha mësuar me gjumashë, gjumi yt nuk do më bënte përshtypje. Nuk kemi debatuar ndonjëherë në jetën tonë përveçse në jetën tonë. Ajo që unë them, është se ti mund të jesh më shumë se kaq. Nëse ndonjëherë të kam hyrë në hak…
Juli: E bëre sot….
Ori: Jo unë thjesht thashë që Julin e kam parë në gjumë.
Ledion Lico: Juli, përtej gjërave që thoni, janë edhe vepriemt tuaja që hyjnë në gjykimin e atyre që kemi në studio dhe që e shohin programin
Juli: Veprimet e mia gjatë këtyre 3-4 ditëve, kanë qenë kështu, kam hequr dorë nga punët e shtëpisë, por çdo lojë debat të propozuar nga Meritoni, kam qëndruar pincë këtu.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.