Jurgen Uldedaj rikthehet në ring, boksieri lezhjan sfidon francezin Franck Mendy

Boksieri i talentuar Jurgen Uldedaj rikthehet në ringun londinez në datën 10 shkurt. 26-vjeçari nga Lezha do të përballet me francezin Xhon Frenk

Shkurt 3, 2024 - 15:05
 0
Jurgen Uldedaj rikthehet në ring, boksieri lezhjan sfidon francezin Franck Mendy

Boksieri i talentuar Jurgen Uldedaj rikthehet në ringun londinez në datën 10 shkurt.

26-vjeçari nga Lezha do të përballet me francezin Xhon Frenk Mendi.

Dueli do të jetë i vlefshëm për titullin mesdhetar IBO në peshën kruizer të boksit profesionist.

Jurgen Uldedaj ka zhvilluar 16 ndeshje në boksin profesionist me një rezultat prej 15 fitoresh dhe një humbje, të cilën e pësoi në shkurin e vitit të kaluar në Londër kundër zviceranit Benua Huber.

Rivali i tij i datës 10 shkrut ka 9 duele si profesionist, 7 fitore dhe dy barazime. Uldedaj, i cili stërvitet në Gjermani, pritet të mbështetet nga shumë shqiptarë në Londër. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.