Juristi i njohur: Gjasat që kërkesa për Berishën të pranohet në Kushtetuese janë zero

Juristi Jordan Daci i ftuar në emisionin “Top Story”  në Top Channel këtë të martë tha se ish-kryeministri Sali Berisha duhej ta njihte masën e dhënë nga Gjykata e Posaçme, ta respektonte dhe më pas të vijonte betejën ligjore. “Për mua ka qenë jo kushtetuese dhe jo flagrante që fatkeqësisht u la në fuqi nga […]

Dhjetor 26, 2023 - 22:09
 0
Juristi i njohur: Gjasat që kërkesa për Berishën të pranohet në Kushtetuese janë zero

Juristi Jordan Daci i ftuar në emisionin “Top Story”  në Top Channel këtë të martë tha se ish-kryeministri Sali Berisha duhej ta njihte masën e dhënë nga Gjykata e Posaçme, ta respektonte dhe më pas të vijonte betejën ligjore.

“Për mua ka qenë jo kushtetuese dhe jo flagrante që fatkeqësisht u la në fuqi nga Apeli. Pjesa e parë është në favor të zotit Berisha. Ai bëri një zgjedhje këshilluar gabim, të gjithë mund të japim mendime.  Nuk janë dy gjëra të ndryshe ka pasur kërkesë për interpretim të një neni, nuk ka mospërputhje të një neni. Kushtetua përdor fjalën ‘çdolloj forme’. Që të ishte riparim i plotë duhet të ishte respektuar procedura, riparohet nga Gjykata e Lartë, duke prishur vendimin, ose Gjykata Kushtetuese në rast se Gjykata e Lartë s’do t’i japë zgjidhje, mund ta shqyrtojë edhe me përparësi, thelb që vendimi i parë të shfuqizohet si vendim i dhënë në kundërshtim me Kushtetutën.

Duhet të njihej me vendimin, ta respektonte, të paraqitej dhe të vijonte rrugën e betejës ligjore. Tek pjesa e Gjykatës Kushtetuese ta kishte bërë vetë ankimimin. Për mua gjasat për t’u pranuar do të ishin zero, sepse Gjykata Kushtetuese gjykon vetëm vendimet përfundimtare dhe ato janë nga Gjykata e Lartë. 28 deputetët kanë kërkuar gjëra që nuk kanë logjikë. Gjykata Kushtetuese po e shkelte për herë të parë këtë terren. Besoj do ta fitojë në Kushtutese pjesën e parë vetëm nëse shkon si individ. Vendimi i parë do të shfuqizohet. Gjykata e Lartë e ka pasur 30 ditor, tani nuk ka më afat sa i takn masave të sigurisë. Për hir të besimit mendoj se duhet ta marrë para radhe dhe ta gjykojë me përparësi”, theksoi juristi.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.