Justin Timberlake publikon këngën e re ‘Drown’, këngëtari i njohur nis turneun në pranverë

Justin Timberlake ka zbuluar një tjetër këngë të re të titulluar ‘Drown’. Këngëtari i njohur në postimin e tij në Instagram ka shpërndarë një video të shkurtër, në të cilën shfaqet duke e kënduar në piano. “Kam mbërritur në Londër, ende duke u shëruar nga ky grip i keq. Jam shumë i emocionuar për muzikën […]

Shkurt 20, 2024 - 13:53
 0
Justin Timberlake publikon këngën e re ‘Drown’, këngëtari i njohur nis turneun në pranverë

Justin Timberlake ka zbuluar një tjetër këngë të re të titulluar ‘Drown’. Këngëtari i njohur në postimin e tij në Instagram ka shpërndarë një video të shkurtër, në të cilën shfaqet duke e kënduar në piano.

“Kam mbërritur në Londër, ende duke u shëruar nga ky grip i keq. Jam shumë i emocionuar për muzikën e re dhe gjithçka që vjen këtë javë ”, ka shkruar ai në llogarinë e tij teksa ka treguar se “Drown” do të dalë të premten (23/02).

Kjo është kënga e dytë nga albumi i tij i ardhshëm, “Everything I Thought It Was” që vjen më 15 mars.

Muajin e kaluar, në qytetin e tij të lindjes, Memphis, Tenesi, ylli prezantoi mostrën e parë të rekordit të tij të ri, të titulluar ‘Egoist’. Është albumi i tij i parë që nga viti 2018 “Man of the Woods”, raporton Entertainment Tonight.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.