Juventus merr kreun e Serie A, Vlahovic udhëheq bardhezinjtë, provë e mirë e Ramadanit

Juventus kompletoi operacionin e parakalimit të përkohshëm të  Interit duke mundur në transfertë 3 me 0 Lecen. Gjithçka e lehtë për Bardhezinjtë në

Janar 22, 2024 - 13:14
 0
Juventus merr kreun e Serie A, Vlahovic udhëheq bardhezinjtë, provë e mirë e Ramadanit

Juventus kompletoi operacionin e parakalimit të përkohshëm të  Interit duke mundur në transfertë 3 me 0 Lecen.

Gjithçka e lehtë për Bardhezinjtë në Via del Mar në javën e 21 të kampionatit Italian, ndeshje e transmetuar në Tring.

Skuadra e Alegrit përfundoi nga impenjimi i Interit në superkupën e Italisë duke kapur kreun me plus diferencë nga ziakaltrit të cilët ndeshjen e tyre të kësaj jave do ta luajnë në 28 shkurt kundër Atalanës.

Një pjesë e parë e ndeshjes më shumë e luftuar në aspektin fizik, pa shumë kualitetet e me raste për shënim me pikatore.

Moment më i mirë i takoi miqve të cilët i shkuan afër golit me anë të një gjuajtje me kokë të Mk Kenit, mirëpo reagimi i bukur i Kërstovic mbajti rezultatin në rrjeta të paprekura në pjesën e parë pavarësisht tentativave të tjera të Vlahovic dhe Kostic.

Në pjesën ë dytë doli në skenë për të disatën herë në takimet e fundit Vlahovic. Serbi kaloi në avantazh Juventusin në minutën e  59 me një gjuajtje jo të pakapshme, pasi  shërbeu nga Cambiaso.

9 minuta më vonë bomberi vulos edhe golin  dytë personal, këtë herë pas një gjuajtje të saktë më kokë në shërbimin e MkKenit.

Në fund bardhezinjtë patën kohë për të shënuar edhe golin e tretë me anë të Bremer.

51 pikë të grumbulluara nga Juventus ne 21 javë, ecuri vërtet e shkëlqyer e skuadrës së Alegrit. Në krahun tjetër tek Lece luajti titullar Ylber Ramadani, një nga më të mirët në fushë tek skuadra e tij./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.