Juventus ndalet nga Genoa, Interi ka mundësinë të “arratiset”

Juventus është ndalur në barazim 1-1 nga Genoa në javën e 16-të të Serie A. Ka qenë Federico Chiesa i cili ka kaluar

Dhjetor 15, 2023 - 23:01
 0
Juventus ndalet nga Genoa, Interi ka mundësinë të “arratiset”

Juventus është ndalur në barazim 1-1 nga Genoa në javën e 16-të të Serie A.

Ka qenë Federico Chiesa i cili ka kaluar bardhezinjtë në pjesën e parë në avantazh duke realizuar nga pika e bardhë e 11 metërsit.

Ndërkohë që në pjesën e dytë, Genoa reagoi menjëherë duke gjetur golin e barazimit me një aksion fantastik me Gudmundsson në minutën e 48-të.

Me këtë rezultat, Juventus nuk arrin dot të parakalojë Interin, pasi tashmë ndodhen me 37 pikë në vendin e dytë, një më pak se Interi kryesues që është me një ndeshje më pak.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.