Ka mijëra krime në kurriz/ Grupi mercenar rus Wagner regjistrohet në Bjellorusi si organizatë edukative

Grupi mercenar rus Wagner është regjistruar në rajonin bjellorus Mahilju si “organizatë edukative”. Sipas faqes Regjistri Shtetëror për Kompani dhe Sipërmarrësit Individual të Bjellorusisë, Wagner është regjistruar zyrtarisht më 4 gusht si kompani e kufizuar, dhe e përfshirë në “aktivitete edukative”, me seli në Tsel, shkruan REL. Fshati besohet se është i njëjti me atë […]

Gusht 16, 2023 - 19:30
 0
Ka mijëra krime në kurriz/ Grupi mercenar rus Wagner regjistrohet në Bjellorusi si organizatë edukative

Grupi mercenar rus Wagner është regjistruar në rajonin bjellorus Mahilju si “organizatë edukative”.

Sipas faqes Regjistri Shtetëror për Kompani dhe Sipërmarrësit Individual të Bjellorusisë, Wagner është regjistruar zyrtarisht më 4 gusht si kompani e kufizuar, dhe e përfshirë në “aktivitete edukative”, me seli në Tsel, shkruan REL.

Fshati besohet se është i njëjti me atë ku janë stacionuar trupat e Wagnerit në Bjellorusi, pas ndërprerjes së një rebelimi në Rusi më 23-24 qershor.

Dy javë më parë, Radio Evropa e Lirë ka siguruar fotografi nga platforma Planet Labs, në të cilat shihen fortifikimet afër tendave të Wagnerit në Tsel. Pamjet paraprake të Planet Labs kanë shpërfaqur rritjen e numrit të pajisjeve afër kampit.

Muajin e kaluar, lideri i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, e ka publikuar një video nga Bjellorusia, duke i mirëpritur luftëtarët e tij dhe duke thënë se ata do të ndihmojnë në shndërrimin e ushtrisë bjelloruse në ushtrinë e dytë më të mirë në botë.

Ende nuk dihet saktë se çfarë do të ndodhë me Prigozhinin dhe trupat e Wagnerit, prej ndërprerjes së rebelimit, kërcënimit më të madh në udhëheqësinë 23-vjeçare të presidentit rus, Vladimir Putin./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.