Kafshët e egra mësyjnë fshatrat, banorët pranë pyllit të Pish Poros: Po na hanë delet dhe pulat

Djegia e një sipërfaqeje të konsiderueshme të pyllit të Pishë Poros si dhe ndalimi prej vitesh i gjuetisë ka bërë që kafshë të

Janar 26, 2024 - 15:27
 0
Kafshët e egra mësyjnë fshatrat, banorët pranë pyllit të Pish Poros: Po na hanë delet dhe pulat

Djegia e një sipërfaqeje të konsiderueshme të pyllit të Pishë Poros si dhe ndalimi prej vitesh i gjuetisë ka bërë që kafshë të egra si ujqër, çakej, dhelpra apo kunadhe të sulmojnë stallat dhe  kotecet e banorëve të fshatrave pranë pyllit duke  ngrenë kafshët e shpezët që ata rrisin.

Banorë të fshatrave Bishan, Qarr, Boçovë, Përtiq etj tregojnë se egërsirat po bëjnë dëme të konsiderueshme.

“Armë gjahu me leje kemi, por nuk i qëllojmë, sepse  monatoriumi e ka të ndaluar  gjuetinë.”

“Nga 65 pula, brenda tre ditëve , dhelpra  ka kanë ngrënë 47 prej tyre.”

“Një vit më parë ujqërit i hëngrën 30 krerë dele. Erdhi drejtoria e bujqësisë për ti parë, i groposi , por dëmshpërblim  nuk përfituam”.

Përballë kësaj situate, këtë vit  banorët po i mbajnë delet e pulat në hapësira  të mbyllura.

Banorët e këtyre fshatrave janë ankuar vazhdimisht pranë pushtetit vendor, por deri me sot asnje mase konkrete nuk eshte marre per tu ardhur ne ndihme./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.