Kalon për gjykim dosja e Vangjush Dakos
Ka kaluar për gjykim dosja e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. 17 Prilli ishte data përfundimtare e caktuar prej GJKKO-së për marrjen e një vendimi. Kujtojmë se Dako akuzohet për “shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim”, në dy raste. Herën e shkuar pasi doli prej Gjykatës së Posaçme ai nuk dha asnjë koment për gazetarët, […]
Ka kaluar për gjykim dosja e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.
17 Prilli ishte data përfundimtare e caktuar prej GJKKO-së për marrjen e një vendimi. Kujtojmë se Dako akuzohet për “shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim”, në dy raste. Herën e shkuar pasi doli prej Gjykatës së Posaçme ai nuk dha asnjë koment për gazetarët, ndërkohë që në seancën gjyqësore kishte mohuar çdo akuzë të ngritur ndaj tij.
Dako u arrestua në Qershor të vitit 2023 me urdhër të SPAK, ndërsa që prej 7 Shkurtit të këtij viti ndodhet në “arrest shtëpie”.
/a.r
What's Your Reaction?