“Kam ditë që të shikoj, të dua”/ 13 vite burg për shqiptarin që përdhunoi 70 vjeçaren greke

Me 13 vite burg është dënuar një shqiptar i akuzuar se ka përdhunuar një 70 vjeçare greke. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në datën 9 qershor të vitit të kaluar teksa e moshuara flinte në shtëpinë e saj në Skala Patmos kur ndjeu se dikush hapi derën e banesës së saj. E moshuara ka […]

Prill 1, 2024 - 21:20
 0
“Kam ditë që të shikoj, të dua”/ 13 vite burg për shqiptarin që përdhunoi 70 vjeçaren greke

Me 13 vite burg është dënuar një shqiptar i akuzuar se ka përdhunuar një 70 vjeçare greke.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në datën 9 qershor të vitit të kaluar teksa e moshuara flinte në shtëpinë e saj në Skala Patmos kur ndjeu se dikush hapi derën e banesës së saj.

E moshuara ka rrëfyer të gjithë ngjarjen e rëndë, duke treguar se shqiptari mbante thikë në duar duke e kërcënuar se nëse nuk do të kryente marrëdhënie seksuale me të, do ta godiste.

Mediet greke shkruajnë se e moshuara gjatë përdhunimit i tha “nuk ke të dashur, çfarë do me mua, unë jam e sëmurë dhe plakë”. Ndërsa shqiptari i ishte përgjigjur: “të dua, kam ditë që të shikoj” ./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.