“Kam lindur me kancerin e rrallë në shtyllën kurrizore”, vajza: Prindërit më kanë neglizhuar!
Dorina është një vajzë që ka sjellë nënën e saj në “Shihemi në Gjyq”. Në insertin prezantues të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo thotë se është neglizhuar nga prindërit gjatë gjithë jetës së saj. Dorina: Unë jam fëmija i dy prindërve të cilët më kanë neglizhuar tërë jetën! dua të di nga […]
Dorina është një vajzë që ka sjellë nënën e saj në “Shihemi në Gjyq”. Në insertin prezantues të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo thotë se është neglizhuar nga prindërit gjatë gjithë jetës së saj.
Dorina: Unë jam fëmija i dy prindërve të cilët më kanë neglizhuar tërë jetën! dua të di nga nëna ime, pse, pse tek unë? Çfarë i kam bërë? Si do jetë fati im, jam e vetme, jam mes katër rrugëve?
Pasi hyn në studio, Dorina shpjegon situatën e saj të rëndë shëndetësore. Ajo ka lindur me një lloj të rrallë kanceri në shtyllën kurrizore që i ka shkaktuar probleme të njëpasnjëshme.
Dorina: Jam shumë e emocionuar, ndihem e emocionuar dhe e indinjuar për gjithçka kam kaluar në jetën time.
Ardit Gjebrea: Çfarë ke kaluar në jetën tënde?
Dorina: Unë kam lindur me një nga tipet më të rënda të kancerit të shtyllës kurrizore. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, kam kaluar 10 operacione.
Ardit Gjebrea: Ke lindur kështu?
Dorina: Unë kam lindur me kancer në shtyllën kurrizore.
Ardit Gjebrea: Dhe kur është diagnostikuar, verifikuar dhe më pas kuruar, në çfarë moshe?
Dorina: Unë jam operuar në moshën 3-vjeçare për problemet që kisha që vinin nga kjo sëmundje dhe më pas në moshën 9 vjeç, 16 vjeç dhe deri para një viti.
Ardit Gjebrea: Vazhdon, ke vazhduar gjithë kohën me operacione, me ndërhyrje…
Dorina: Me operacione, vuajtje të papara! 4 vjet kam ndenjur me tuba në bark.
Ardit Gjebrea: Dhe ankohesh për prindërit?
Dorina: Po!
/a.d
What's Your Reaction?