“Kam vrarë një burrë…”/ Ky është “killeri” shqiptar me fytyrë fëminore, lidhja e tij me trafikantin e drogë

“Kam vrarë një burrë”, kjo ishte dëshmia e 17-vjeçarit shqiptar Qerim D. nga Lushnja e cila ngriti në këmbë policinë gjermane pak javë më parë. Edhe pse vetëm 17-vjeç Qerim D. është autori i dyshuar i vrasjes së 27-vjeçarit Reols Hysneli, i cili u gjet i vdekur në zonën e Kaltenkirchen pranë Holsten Springs, pikërisht […]

Dhjetor 8, 2023 - 16:35
 0
“Kam vrarë një burrë…”/ Ky është “killeri” shqiptar me fytyrë fëminore, lidhja e tij me trafikantin e drogë

“Kam vrarë një burrë”, kjo ishte dëshmia e 17-vjeçarit shqiptar Qerim D. nga Lushnja e cila ngriti në këmbë policinë gjermane pak javë më parë.

Edhe pse vetëm 17-vjeç Qerim D. është autori i dyshuar i vrasjes së 27-vjeçarit Reols Hysneli, i cili u gjet i vdekur në zonën e Kaltenkirchen pranë Holsten Springs, pikërisht në vendin ku adoleshenti shqiptar deklaroi se e kishte varrosur trupin.

Megjithatë për hetuesit gjermanë çështja mbetet ende e pazgjidhur, pasi dëshmia 17-vjeçari Qerim D. nuk e mbyll krejtësisht çështjen, e cila duket shumë më e thellë nga ajo çfarë ka deklaruar deri tani i riu nga Shqipëria.

Sipas asaj që shkruan BILD, 17-vjeçari Qerim D. dyshohet se është anëtar i bandës shqiptare të trafikut të drogës, pasi aktualisht i afërmi i tij Ernest D. 38-vjeç ndodhet në gjyq pasi akuzohet për trafikun e 20 kilogramë kokainë, 267 kilogramë hashash dhe 24 kilogramë marijuanë.

Ernest D. u ekspozua sepse bisedat e tij me celularë të koduar nga ofruesit “Sky ECC” dhe “EncroChat” u përgjuan.

Sipas prokurorit publik, Christopher Sievers thuhet se lushnjari fitoi 1.5 milionë dollarë nga shitja e drogës.  Aktualisht hetuesit po përpiqen të zbulojnë ndonjë lidhje mes familjeve të Ernest D. dhe vrasësit me kokë të 27-vjeçarit nga Qerim D. 

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.