Kamerat e sigurisë “tradhtojnë” hajdutin në Vlorë, momenti kur i riu vjedh paratë në dyqan

Një 29-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë parash nga një dyqan në lagjen “Lef Sallata”. Blutë e

Maj 8, 2024 - 11:30
 0
Kamerat e sigurisë “tradhtojnë” hajdutin në Vlorë, momenti kur i riu vjedh paratë në dyqan
Vjedhje ne Vlore

Një 29-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë parash nga një dyqan në lagjen “Lef Sallata”.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se 29-vjeçari është me precedent të mëparshëm për vjedhje.

I riu me iniciale E.B u arrestua në kuadër të operacionit “Storm 17“.

Gjithashtu policia ka publikuar pamje që janë kapur nga kamerat e sigurisë, kur i riu ka hyrë nga dritarja në dyqan dhe ka vjedhur paratë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.