Kamerat “tradhtojnë” hajdutin në Librazhd, i veshur me të bardha, hyn në dyqan dhe vjedh paratë

Policia e Librazhdit ka vënë në pranga dy autorët që vodhën një shumë parash ditën e djeshme në një dyqan në Librazhd. Bëhet

Prill 13, 2024 - 11:45
 0
Kamerat “tradhtojnë” hajdutin në Librazhd, i veshur me të bardha, hyn në dyqan dhe vjedh paratë

Policia e Librazhdit ka vënë në pranga dy autorët që vodhën një shumë parash ditën e djeshme në një dyqan në Librazhd.

Bëhet fjalë për shtetasit:  E. D., 22 vjeç dhe E. P., 40 vjeç, të dy banues në Kamëz. Dy hajdutët u arrestuan në Belsh, njërit prej të cilëve, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një pjesë e parave të vjedhura.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e një 26-vjeçari nga Lezha, i dyshuar i përfshirë në këtë vjedhje. Policia ka sekuestruar makinën e marrëmarrë me qira, që u përdor nga autorët e dyshuar, për këtë vjedhje.

Ndërsa ka publikuar pamje nga moenti kur njëri nga autorët hyn në dyqan, vjedh paratë.

Më pas ai del nga dyqani, hipën në makinën që po e priste jashtë dhe arratiste me bashkautorin.

Nga kontrollit fizik, njërit prej të arrestuarve iu gjet dhe sekuestrua një shumë parash e dyshuar e vjedhur në biznesin e kallëzuesit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dje, rreth orës 10:45, kanë vjedhur 110 000 lekë, në biznesin e shtetasit A. S., 58 vjeç dhe më pas janë larguar me një automjet tip “Seat” të marrë me qira.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. D., më datë 12.04.2024, ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetasit N. G., 59 vjeç, në fshatin Dragostunjë, Librazhd.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që këta shtetas dyshohen të jenë implikuar. Vijon puna edhe për kapjen e shtetasit G. Ll..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.