Kamëz/ Grabitet një argjendari, 3 autorët marrin bizhuteritë dhe arratisen me makinë! Njëri kishte armë

Një argjendari në Kamëz ka rënë pre e gabitësve këtë pasdite. Burime pranë Komisariatit nr. 5 bëjnë me dije se autorë dyshohet se kanë qenë 3 persona. Ata kanë hyrë në argjendarinë “Marsi”, në bulevardin Blu dhe kanë marrë disa bizhuteri floriri të cilat kane qenë në tavolinë për shitje. Punonjësit e argjendarisë, kanë deklaruar se grabitesit […]

Nëntor 28, 2023 - 18:28
 0
Kamëz/ Grabitet një argjendari, 3 autorët marrin bizhuteritë dhe arratisen me makinë! Njëri kishte armë

Një argjendari në Kamëz ka rënë pre e gabitësve këtë pasdite.

Burime pranë Komisariatit nr. 5 bëjnë me dije se autorë dyshohet se kanë qenë 3 persona.

Ata kanë hyrë në argjendarinë “Marsi”, në bulevardin Blu dhe kanë marrë disa bizhuteri floriri të cilat kane qenë në tavolinë për shitje.

Punonjësit e argjendarisë, kanë deklaruar se grabitesit nuk kanë arritur të marrin para.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur detaje lidhur me identitetin e grabitësve.

Njëri prej autorëve dyshohet se kishte armë zjarri me vete./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.