Kamioni përfshihet nga flakët vetëm disa metra larg pikës së karburantit

Një kamion me targa të Tiranës është përfshirë nga flaket mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë. Drejtuesi i kamionit ka pikasur tymin që ka dalë nga pjesa e parme e kamionit dhe ka hapur krahun menjëherë në anë të rrugës. Pas tymit kamioni është përfshirë nga flakët të cilat raportohet se u përhapën me […]

Gusht 15, 2023 - 23:01
 0
Kamioni përfshihet nga flakët vetëm disa metra larg pikës së karburantit

Një kamion me targa të Tiranës është përfshirë nga flaket mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë.

Drejtuesi i kamionit ka pikasur tymin që ka dalë nga pjesa e parme e kamionit dhe ka hapur krahun menjëherë në anë të rrugës. Pas tymit kamioni është përfshirë nga flakët të cilat raportohet se u përhapën me shpejtësi.

Mësohet se flakët përfshinë menjëherë mjetin duke krijuar panik te mjetet që kalonin pranë, por edhe te një pikë karburanti që ndodhej vetëm 50 metra larg.

Sakaq, menjëherë në vendngjarje kanë ardhur zjarrfikësit e Lushnjës, Divjakës, dhe Rrogozhinës të cilët bën të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se shkak ka qenë një avari në linjën elektrike të mjetit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.