Kamioni përplas makinën në aksin Shkodër-Hani i Hotit, plagosen nënë e bir

Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të enjte në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit. Policia njofton se një kamion është përplasur

Prill 4, 2024 - 19:10
 0
Kamioni përplas makinën në aksin Shkodër-Hani i Hotit, plagosen nënë e bir

Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të enjte në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.

Policia njofton se një kamion është përplasur me një makinë, në të cilën ndodhej 36-vjeçari dhe nëna e tij.

Të dy këta të fundit kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 16:20,  në aksin rrugorë Shkodër-Hani i Hotit,  kamjoni me drejtues shtetasin M. M., 55 vjeç,  është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 36 vjeç.

Si pasojë janë  dëmtuar lehtë 36- vjeçari dhe nëna e tij shtetesja L. P., rreth 61 vjeçe (pasagjere) të cilët janë në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.