Kampionat i shitur? Para pjatës me supë, apo pas?

Nga Edmond Sufaj Çfarë nuk po dëgjojmë këto ditë, jo po formula e supërligës, jo po gjyqtari, jo po shitje e hapur apo e mbyllur….. Si ka mundësi të thuhen të gjitha këto kur pronarin e FSHF-s e kemi dhe zv pronar ..ne Uefa? Nëse do ishte kështu, që në fakt ka me shumë se […]

Shkurt 24, 2024 - 14:19
 0
Kampionat i shitur? Para pjatës me supë, apo pas?

Nga Edmond Sufaj

Çfarë nuk po dëgjojmë këto ditë, jo po formula e supërligës, jo po gjyqtari, jo po shitje e hapur apo e mbyllur…..

Si ka mundësi të thuhen të gjitha këto kur pronarin e FSHF-s e kemi dhe zv pronar ..ne Uefa?

Nëse do ishte kështu, që në fakt ka me shumë se dy dekada që i shikojmë dhe dëgjojmë këto fenomene, të pakten qofte dhe një here do kishte rebelim të tre apo katër klubeve elitë.
Dhe pastaj e shikonim se çndodh. Por jo, kjo ska ndodhur dhe nuk do ndodhë.

Të gjithë një për një pas pronarit. Të gjithë gati kur i kërkohet të zgjedhin dhe të gjithë në heshtje kur duhet të japin një mendim.

Dhe tek tuk një ngritje zëri për ndonjë penallti para apo pas pjatës së supes.

Askush nuk thotë asgjë për boshatisjen e stadiumeve dhe aq më tepër të fenomeneve.

Çuditërisht janë të kënaqur edhe kur humbasin çuditshëm! Ndoshta pronari i FSHF di si ti mbyllë gojën secilit me thërrimet që bien nga fondet e Uefas dhe llokmat e përcaktimeve të rezultateve, ndoshta!

Por gjithsesi, që kur ka hyrë supa në mes, nuk ka më blerje apo shitje nga klubet, por bindje për rezultaret që do pronari !

Hajde tani, rrisni nivelin e aktrimit të paktën se edhe dukja ka rëndësi!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.