Kampionati francez ndryshon emrin, si do të quhet nga sezoni i ardhshëm

Kampionati francez nuk do të njihet vetëm si Ligue 1, por si Ligue 1 McDonald’s. Rrjeti i famshëm amerikan i ushqimeve fast-food ka

Mars 5, 2024 - 12:35
 0
Kampionati francez ndryshon emrin, si do të quhet nga sezoni i ardhshëm

Kampionati francez nuk do të njihet vetëm si Ligue 1, por si Ligue 1 McDonald’s. Rrjeti i famshëm amerikan i ushqimeve fast-food ka fituar të drejtën për të reklamuar emrin e saj teksa nga kjo marrëveshja, Federata Franceze e Futbollit do të përfitojë 20 milionë euro në sezon.

Në pesë vitet e fundit sponsor për Ligue 1 ishte Uber Eats që paguanin 15 milionë euro për sezon, por këta të fundit nuk dëshironin të rinovonin kontratën. Në këtë formë, përfitoi McDonald’s që do të reklamojë markën e saj nëpërmjet një prej pesë kampionateve kryesore të Evropës.

Ndërkaq, vlen të theksohet se një pjesë e tifozëve nuk janë dakord pasi nuk e shohin si serioze këtë zgjedhje, teksa prej kohësh tashmë tifozët e këtij kampionati “vuajnë” jo pak edhe nga rivaliteti, me Eredivisie dhe Liga NOS, kampionatet e Holandes dhe Portugalisë, kampionët, të cilat, për hir të së vërtetës, pavarësisht mungesës së emrave prodhojnë spektakël në fushën e blertë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.