Kanabis me postë nga Kanadaja, përgjimet fundosën të riun që u arrestua gjatë operacionit “Tempulli”

Ky është Elgert Gjoni, një nga personat e arrestuar në kuadër të operacionit Tempulli.   I riu është mbajtur për një kohë të

Shtator 16, 2023 - 12:10
 0
Kanabis me postë nga Kanadaja, përgjimet fundosën të riun që u arrestua gjatë operacionit “Tempulli”

Ky është Elgert Gjoni, një nga personat e arrestuar në kuadër të operacionit Tempulli.

 

I riu është mbajtur për një kohë të gjatë nën vëzhgim nga antidroga e Tiranës pasi siguronte kanabis nga Kanadaja, e sillte në Shqipëri dhe më pas e shiste kryesisht në zonën e Unazës së Re dhe jo vetëm.

 

Kanabisi ishte i një cilësie të lartë dhe kishte efektë më të forta se kanabisi normal, për shkak se rritej me llampa të fuqishme në Kanada.

 

Efektivët e policisë për arrestimin e Gjonit kane bere blerje të stimuluara, pasi i riu përdorte edhe rrjetet sociale si Instagram për tu lidhur me klientët.

 

Nga përgjimet rezultoi se një pako e vogel e lëndës që ai sillte nga Kanadaja me postë e shkonte deri në 300 euro.

 

Në përgjime ndër të tjera Elgert Gjoni shfaqet duke komunikuar me një nga blerësit e identifikuar me emrin Enea. Ky i fundit i kërkon një dozë droge. Blerësi madje i shprehet Gjonit se kanabisi është i fortë dhe nuk dëshiron që të vdesë dhe më pas bien dakort për një lloj tjetër lëndë narkotike.

 

Pikërisht këto përgjime dhe komunikimet në Instagram janë shfrytëzuar nga policia e Tiranës për të arrestuar të riun.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.