Kanabis me vlerë mbi 400 mijë paund, 25 oficerë policie në Britani kapin dy shqiptarët në “shtëpinë e barit”

Qindra rrënjë kanabis me një vlerë pre 410 mijë Paundësh janë gjetur në një njësi industriale. Një ekip prej 25 oficerësh policie mësynë në një ndërtesë pranë Droitwitch të mërkurën. Sipas BBC, ata vunë në pranga dy shqiptarë, 22 dhe 24 vjeç, mbi dyshimet për prodhim të drogave të Klasit B. “Ishte një operacion i sofistikuar […]

Shkurt 8, 2024 - 14:54
 0
Kanabis me vlerë mbi 400 mijë paund, 25 oficerë policie në Britani kapin dy shqiptarët në “shtëpinë e barit”

Qindra rrënjë kanabis me një vlerë pre 410 mijë Paundësh janë gjetur në një njësi industriale. Një ekip prej 25 oficerësh policie mësynë në një ndërtesë pranë Droitwitch të mërkurën.

Sipas BBC, ata vunë në pranga dy shqiptarë, 22 dhe 24 vjeç, mbi dyshimet për prodhim të drogave të Klasit B.

Ishte një operacion i sofistikuar dhe do ta përshkruaja si profesionale”, tha rreshteri Shaun Blackshaw, sipas të cilit “shtëpia e barit” punonte prej Tetorit.

Agjentëve të policisë iu desh përdorimi i një sharre elektrike për të hyrë në ndërtesë. Brenda gjetën 490 bimë së bashku me njësitë që shërbenin për ngrohjen.

Sipas rreshterit Blackshaw disa nga dhomat në katin e dytë ishin rregulluar për të tharë drogën. Sipas tij, aty kishte prova se së fundmi ishte korrur një sasi kanabisi.

Dy të arrestuarit qëndrojnë të arrestuar në polici për pyetje dhe hetimet që po vijojnë.

/f.s

 

TË NGJASHME

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.