Kanabis në doza gati për shitje në Shkodër, arrestohet 18-vjeçari rumun

Në kuadër të operacionit policor të koaduar “Tempulli” ka rënë në pranga 18-vjeçari rumun me iniciale N.(I).D, banues në Shkodër. Policia njofton se i riu u kap në flagrancë, në lagjen “Qemal Stafa”, teksa posedonte kanabis të ndarë në doza me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit. Dozat u sekuestruan nga shërbimet e […]

Dhjetor 13, 2023 - 09:07
 0
Kanabis në doza gati për shitje në Shkodër, arrestohet 18-vjeçari rumun

Në kuadër të operacionit policor të koaduar “Tempulli” ka rënë në pranga 18-vjeçari rumun me iniciale N.(I).D, banues në Shkodër.

Policia njofton se i riu u kap në flagrancë, në lagjen “Qemal Stafa”, teksa posedonte kanabis të ndarë në doza me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit.

Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale, së bashku me një dorezë metalike që iu gjet 18-vjeçarit në momentin e arrestimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.