Kanabis në shtëpi, babë e bir ‘surprizohen’ nga policia në Malësi të Madhe

Rreth 26.4 kilogramë kanabis u zbuluan në një shtëpi në fshatin Vukpalaj të Malësisë së Madhe. Në pranga ranë dy persona, babë e bir. Burime zyrtare të policisë thonë se “si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se 2 shtetas mbanin në banesën e tyre, në fshatin Vukpalaj, sasi të […]

Janar 12, 2024 - 10:16
 0
Kanabis në shtëpi, babë e bir ‘surprizohen’ nga policia në Malësi të Madhe

Rreth 26.4 kilogramë kanabis u zbuluan në një shtëpi në fshatin Vukpalaj të Malësisë së Madhe. Në pranga ranë dy persona, babë e bir.

Burime zyrtare të policisë thonë se “si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se 2 shtetas mbanin në banesën e tyre, në fshatin Vukpalaj, sasi të konsiderueshme lënde narkotike kanabis sativa, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe organizuan punën në kuadër të planit operacional antidrogë të koduar “Tempulli” dhe finalizuan operacionin policor të koduar Vukpalaj”.

 

“Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit P. D., 63 vjeç dhe A. D., 35 vjeç (babë e bir). Nga kontrollet në ambientet përreth banesës së të arrestuarve, u gjetën rreth 26.4 kilogramë lëndë narkotike kanabis, gati për t’u shitur. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pajisje presimi, një peshore elektronike dhe qese për ambalazhim, të cilat u gjetën gjithashtu në këto ambiente”.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.