Kanosi me thikë dy kolegët, nis procedimi për punonjësin e Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri në Kavajë

Ka nisur procedimi penal për një punonjës të Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri në Kavajë. Ai ka kanosur me thikë pas një konflikti

Maj 2, 2024 - 13:50
 0
Kanosi me thikë dy kolegët, nis procedimi për punonjësin e Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri në Kavajë

Ka nisur procedimi penal për një punonjës të Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri në Kavajë.

Ai ka kanosur me thikë pas një konflikti të çastit, dy kolegët e tij, të cilët ndodheshin në krye të detyrës..

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës) ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës materialet procedurale në ngarkim të punonjësit të MZSH-Kavajë, T. R., 52 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kanosje”.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe deklarimeve të marra, rezulton se shtetasi T. R. ka kanosur me thikë pas një konflikti të çastit, dy kolegët e tij, të cilët ndodheshin në krye të detyrës.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, duke telefonuar falas në numrin 08009090″, njofton AMP. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.