Kaos gjatë natës në Athinë, persona të panjohur sulmojnë policinë, 3 të plagosur

Të paktën 3 efektivë policie mbetën të lënduar, ndërsa 9 persona u arrestuan si pasojë e një nate të dhunshme në kryeqytetin grek. Persona ende të paidentifikuar dhe të maskuar u përplasën me policinë, pak pas mesnate në kryqëzimin Themistokleous me Metaxas, duke hedhur ndaj tyre dhe koktejl molotov. Agresorët nuk kursyen as ekipin e […]

Qeshor 14, 2024 - 10:20
 0
Kaos gjatë natës në Athinë, persona të panjohur sulmojnë policinë, 3 të plagosur

Të paktën 3 efektivë policie mbetën të lënduar, ndërsa 9 persona u arrestuan si pasojë e një nate të dhunshme në kryeqytetin grek.

Persona ende të paidentifikuar dhe të maskuar u përplasën me policinë, pak pas mesnate në kryqëzimin Themistokleous me Metaxas, duke hedhur ndaj tyre dhe koktejl molotov.

Agresorët nuk kursyen as ekipin e ndërhyrjes së shpejtë të policisë, i cili u thirr për të vendosur situatën në kontroll.

Të plagosur lehtë kanë mbetur tre punonjës policie, të cilët janë jashtë rrezikut.

Shkaqet e këtyre akteve të dhunës janë ende të paqarta, teksa një hetim ka nisur.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.