Kaos nga moti i keq në Itali, 6 viktima dhe 2 të zhdukur

Sipas të dhënave të fundit nga autoritetet vendase, viktimat nga vala e motit të keq që goditi Italinë dhe veçanërisht Toskanën janë gjashtë,

Nëntor 3, 2023 - 19:30
 0
Kaos nga moti i keq në Itali, 6 viktima dhe 2 të zhdukur

Sipas të dhënave të fundit nga autoritetet vendase, viktimat nga vala e motit të keq që goditi Italinë dhe veçanërisht Toskanën janë gjashtë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur.

 

Mediat raportojnë se në Italinë qendrore, 20 mijë familje mbeten pa energji elektrike, ndërsa shumë shkolla do të mbeten të mbyllura kryesisht për shkak të përmbytjeve të shumta në rrugë dhe kate përdhese.

Ndërkohë, në Liguria me kryeqytetin e Xhenovas, për shkak të stuhive të detit, i cili ka dallgë shumë të mëdha, guvernatori i rajonit Giovanni Totti u kërkoi banorëve të mos i afroheshin bregdetit.

 

Unioni i Industrialistëve të Toskanës, nënjë vlerësim të parë të pasojave të motit të keq, nënvizoi se në të gjithë strukturën prodhuese të rajonit janë shkaktuar dëme serioze.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.