Kapen mbi 53 mijë shishe verë kontabandë në Durrës, një i arrestuar dhe dy të proceduar

53 600 euro, 133 shishe me verë, veshje dhe 6 celularë, që u gjetën në 2 automjete në Portin e Durrësit, janë sekuestruar.

Mars 6, 2024 - 10:35
 0
Kapen mbi 53 mijë shishe verë kontabandë në Durrës, një i arrestuar dhe dy të proceduar

53 600 euro, 133 shishe me verë, veshje dhe 6 celularë, që u gjetën në 2 automjete në Portin e Durrësit, janë sekuestruar.

Në pranga ka rënë shtetas dhe dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, drejtues të automjeteve ku u gjetën paratë dhe mallrat. U arrestua shtetasi Gjon Gjoni, si dhe nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit Ervin Qiro dhe Etmond Koçeku.

Si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me specialistët e Autoritetit Doganor, evidentuan dhe goditën 2 raste të mosdeklarimit të parave dhe/ose mallrave, në këtë pikë të kalimit kufitar.

1.U arrestua në flagrancë shtetasi Gj. Gj., 30 vjeç, banues në Lezhë, dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 29 vjeç, banues në Laprakë, pasi nga kontrollet në vijë të dytë, në furgonin që drejtonte 30-vjeçari dhe që kishte shofer alternativ, shtetasin E. K., u gjetën 53 600 euro, 6 celularë dhe disa veshje, të cilat këta shtetas tentonin t’i futnin në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

2.U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Q., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga kontrollet në vijë të dytë, në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte, u gjetën 133 shishe me rreth 100 litra verë, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.