Kapen me mbi 100 mijë euro në makinë, pranga dy personave në Fier, ja dyshimet e Policisë

Dy persona janë në procedim penal pasi u kapën teksa qarkullonin me automjet, me shuma të mëdha parash, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale të kryera jashtë vendit. Në vijim të veprimeve procedurale u referua materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: -A. L., 51 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi […]

Qeshor 14, 2024 - 13:50
 0
Kapen me mbi 100 mijë euro në makinë, pranga dy personave në Fier, ja dyshimet e Policisë

Dy persona janë në procedim penal pasi u kapën teksa qarkullonin me automjet, me shuma të mëdha parash, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale të kryera jashtë vendit.

Në vijim të veprimeve procedurale u referua materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-A. L., 51 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 89 390 euro, pa dokument shoqërues për burimin e tyre;

-J. Xh., 53 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën 11 500 euro dhe 60 000 lekë, pa dokument shoqërues për burimin e tyre, informoi sot policia e Fierit.

Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet tip “Benz” dhe 2 celularë.

Vijon puna hetimore për përcaktimin e burimit të të ardhurave të këtyre shtetasve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.