Kapen rreth 40 kg drogë në Kapshticë, ishte fshehur në shasinë e “Q7-tës”, disa persona të shoqëruar në polici

Një operacion antidrogë është zhvilluar në Korçë, ku një makinë është kapur me drogë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Paraprakisht bëhet

Mars 8, 2024 - 14:30
 0
Kapen rreth 40 kg drogë në Kapshticë, ishte fshehur në shasinë e “Q7-tës”, disa persona të shoqëruar në polici

Një operacion antidrogë është zhvilluar në Korçë, ku një makinë është kapur me drogë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Paraprakisht bëhet me dije se gjatë kontrollit në doganë, u konstatua një sasi droge kanabis, dyshohet të jetë rreth 40-50 kg.

Burime për gazetarin e Vizion Plus Tonin Frroku thonë se droga ishte përshtatur në shasinë e mjetit tip “Audi Q7”, ndërsa ka disa persona të shoqëruar në drejtorinë e policisë, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është arrestuar, ndërsa po bëhen edhe kontrolle në automjete dhe banesat e këtyre personave. Operacioni është ende në zhvillim e sipër. Priten detaje të tjera në vijim./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.